18 Prill 2024

O’Connell dorëhiqet pas emërimit të Naser Shalës në Agjencinë e Verifikimit të Pronës

Prishtinë, 6 mars - Ambasada e Britanisë në Kosovë ka reaguar ashper lidhur me emërimin e Naser Shalës si drejtor i Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Në shenjë pakënaqësie edhe Ambasadori Ruairi O’Connell ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante si kryetar i bordit.

“Kuvendi kishte anuluar procesin e parë. Në të dytin nga procesi I rekrutimit, doli në mënyrë transparente dhe meritore, vetëm një kandidat që plotësonte kritere e nevojshme. Raportet e rekrutimit, të bëra nga partneri I implementimit të projektit u shpërndanë me të gjithë shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi që të zgjedh të vetmin kandidat që plotësonte kriteret dhe në vend të kësaj emëroi kandidatin që nuk ishte I përshtatshëm sipas vlerësimeve profesionale”, thuhet në njoftim.

“Kjo është qartazi shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ambasadës së Britanisë dhe Kuvendit të Kosovës. Është e drejtë e posaçme e institucioneve të Kosovës që të emërojnë kandidatë të përshtatshëm nga lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret”.

“Sidoqoftë përzgjedhja e kandidatit që nuk plotësonte kriteret e nevojshme, institucionet kanë treguar jo vetëm mungesë të përkushtimit për implementimin e projektit të përbashkët, por poashtu, më e rëndësishmja, mungesë që angazhimit rreth mandatit dhe punës së KPCVA-s”.

Ky vendim sipas tyre vë në pikëpyetje nëse shumica e Kuvendit të Kosovës ka vullnetin politik për të implementuar emërime meritore.

“Si rezultat i këtij vendimi jo të drejtë Ambasadori I Britanisë, ka thënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të KPCVA-s. Letra e tij e dorëheqjes iu është dorëzuar përfaqësuesve special të BE-së. Ai ka falënderuar drejtuesit e tanishëm dhe stafin e KPVCA-së për profesionalizimin dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij në krye të bordit dhe ju dëshiron atyre dhe organizatës çdo sukses në të ardhmen

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj emërimit të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të sekretariatit ekzekutivit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vendimin e Kuvendit të Kosovës rreth këtij emërimi.

Deputetët e Kuvendit muajin e kaluar kanë zgjedhur Shalën, i njohur në luftë me nofkën “Fytyra”, drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë, shkruan Indeksonline.

Projekti i Mbështetjes së Ambasadës Britanike për Projektin e Rekrutimit Publik dy herë mbështeti procesin për rekrutimin e Shefit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (KPCVA).

Procesi i parë u anulua nga Kuvendi. E dyta nga këto procese të rekrutimit, të kryera në mënyrë transparente dhe meritokratike, identifikuan vetëm një kandidat që plotësonte kriteret për emërim.

Raportet e rekrutimit, të prodhuara nga partneri zbatues i projektit, u ndanë me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi të zgjidhte kandidatin e vetëm të identifikuar si përmbushjen e kritereve për emërim dhe në vend të kësaj emëroi një kandidat i cili nuk u caktua sipas vlerësimit profesional”, thuhet në reagim.

Sipas Ambasadës, kjo është një shkelje e qartë e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)