29 Mars 2024

OAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve

Prishtinë, 12 shkurt - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me Klubin Slloven të Bizneseve (KSB), nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit.

Ky Memorandum Bahkëpunimi vie me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët, aktiviteteve të përbashkëta për ndikim në politikë-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve si dhe të ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre për promovimin dhe përkrahjen zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me këtë rast theksoi se OAK-së është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve të cilat janë të shumta, deri te alternativat e zgjidhjes së tyre.

Bajram Fusha nga Klubi Slloven i Bizneseve, përgëzoi oden për veprimtarinë e saj dhe vlerësoi këtë bashkëpunim për angazhim të përbashkët në krijimin e partneritetit në mes bizneseve kosovare dhe sllovene, organizimin e takimeve dhe prezantimeve të interesave që kanë.

Me anë të këtij memorandumi Anëtarët e OAK-së dhe Klubit Slloven do të kenë mundësi shumë të mëdha komunikimi dhe rrjetëzimi ndërmjet vete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)