03 Korrik 2020

OAK kërkon shtyrje edhe për 3 muaj të kredive dhe tatimeve

Prishtinë, 28 qershor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet e shqetësuar pas konfirmimit që Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) ka bërë për mos shtyerjen e pagesave të kësteve të kredive edhe për tre muaj të tjerë duke kërkuar nga Banka Qendrore dhe Qeveria e Kosovës që të anulohet ky vendim dhe të shtyhen kreditë dhe tatimet edhe për 3 muaj si rezultat i gjendjes së rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët nga mospërkrahja e mjaftueshme nga shteti.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) konsideron që një vendim i tillë e sidomos në këtë periudhë pandemike, vështirëson operimin e mëtutjeshëm të bizneseve, meqenëse deri vonë disa kanë funksionuar me kapacitete të reduktuara e të tjerat kanë pasur të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë, gjë që ka ndikuar direkt në zvogëlimin e gjenerimit të të hyrave dhe stabilitetin financiar të operatorëve ekonomik.

Gjithashtu edhe hapja e pjesërishme që është duke ndodhur tani nuk është në nivelin e të hyrave para pandemisë duke punuar shumica me kapacitete të kufizuara e si rrjedhojë edhe me të hyra shumë larg planifikimeve.

Kërkesë e bizneseve të cilat janë duke u përballur me vështirësi financiare si pasojë e pandemisë është që shtyerja e kredive dhe tatimeve të iu mundësohet edhe për tre muaj të tjerë, duke u mbuluar pjesa e interesit nga ana e shtetit, ashtu edhe siç ishte premtuar që do të ndihmohen bizneset, praktikë kjo e cila është ndërmarrë edhe në vendet e rajonit.

OAK rikujton që efektet e pandemisë në masë të madhe pritet të vihen re pas tejkalimit të saj. Si rezultat i kësaj duhet të ofrohen mekanizma për përkrahje më e madhe të komunitetit të biznesit, në mënyrë që të kenë mundësi për rimëkëmbje, ruajtje të stabilitetit dhe funksionim të rregullt të ekonomisë.

OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës, Banka Qëndrore dhe partitë politike që të punojnë shumë më shumë në përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve dhe krjimin e një oferte më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të mund të ruhen vendet aktuale të punës dhe të ketë mundësi të rritjes së punësimit.

Për rikujtim janë rreth 30 aplikime për investime strategjike që janë duke pritur me vite aprovimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)