24 Prill 2024

OAK kërkon serish ndyrshim te Ligjit te Punë dhe Ligjit te Pushimit të Lehonisë

Prishtinë, 2 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka ripërsëritur kërkesën për ndryshim-plotësim e Ligjit të Punës dhe Ligjin e Pushimit të Lehonisë tek Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.

OAK tashmë një kohë ka adresuar propozimet lidhur me ndryshim-plotësimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit të Pushimit të Lehonisë, të cilat janë krijuar pas hulumtimeve dhe diskutimeve me bizneset.

Në këtë kërkesë theksohet Nenit 34, i cili thotë  që “Punonjësi e ka të drejtën e shkëputjes së kontratës së punës në mënyrë të njëanshme “dhe “Punonjësi me kontratë me afat të caktuar për shkëputjen e kontratës, duhet ta informoj punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej 15 ditësh, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi i shkëputjes së kontratës është 30 ditë paraprake”.

Meqë rast Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që për kontrata me afat të caktuar, paralajmërimi i dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 30 ditë për të dyja palët, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 90 ditë për të dyja palët.

Gjithashtu, sipas nenit 42 që thotë ”Nëse kontrata e punës shkëputet, sipas Nenit 35 barra e provës mbetet mbi punëdhënësin”, ku në këtë rast mund të vërejmë që në rast se punëtori largohet nga puna pa paralajmërim nuk ka asnjë ndëshkim, ndërsa kur punëdhënësi e largon punëtorin pa paralajmërim mund të gjobitet deri në vlerën 40.000 euro.

Në këtë kërkesë përmendet dhe Ligji i Pushimit të Lehonisë, ku Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që pagesa e pushimit të lehonisë të mbulohet 100% nga shteti.

Duke pasur parasysh që Kosova është vendi me papunësinë më të madhe në rajon dhe shkallën e punësimit të femrave prej 12.6% nga 600,000 femra në moshë pune, OAK e konsideron që kjo është një nga arsyet e papunësisë së tyre pasiqë shumë biznese hezitojnë të punësojnë femra në momentin që e konsiderojnë që në të ardhmen ata duhet të paguajnë 70% të pagës bazë për 6 muaj dhe njëkohësisht të paguajnë një punëtorë/e të ri për të njejtin vend të punës.

Në fund të shkresës së dërguar, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Ministri Skënder Reçica që të merren parasysh këto propozime duke i cilësuar të nevojshme për ndryshime në njërën anë për punëdhënësit dhe punëmarrësit, poashtu për rritjen  e punësimit të femrave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)