29 Shtator 2020

OAK kërkon serish mbështetjen e deputetëve për sektorin privat

Prishtinë, 12 gusht - E shqetësuar lidhur me gjendjen e të bërit biznes në vend dhe vështirësive që po hasin sektori privat gjatë operimit si pasojë e pandemisë, e shqetësuar për reagimin shumë të ngathët të Qeverisë dhe Kuvendit ndaj punëtorëve dhe bizneseve private, Oda e Afarizmit të Kosovës ka përcjellur edhe njëherë të detajuara kërkesat e operatorëve ekonomik tek Deputetët e Republikës së Kosovës nëpërmjet postës zyrtare në Kuvend.

Me qëllim të reflektimit dhe reagimit në kohë sa më të shkurtër kohore, Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë edhe këtë herë lutje deputetëve në emër të gati 300.000 punësuarve në sektorin privat dhe qindra bizneseve që të trajtohen kërkesat dhe të miratohet sa më parë pako e re në mënyrë që të ofrohet përkrahje për punëtorët dhe bizneset për tejkalim të kësaj situate.

Që nga muaji Mars kur zyrtarisht janë paraqitur rastet e para me Covid-19, tani e 5 muaj ende nuk kemi të finalizuar pakon emergjente, kurse ajo e rimëkëmbjes ende nuk ka kaluar duke vendosur kështu në gjendje të vështirë sektorin privat nga mospërkrahja nga ana e shtetit.

Duke marrë parasysh që sektori privat është gjeneratori kryesor i të hyrave edhe vendeve të punës në vendin tonë, ai aktualisht ndodhet në një pozitë shumë të rënduar edhe si pasojë e pandemisë.

Për rikujtim asnjë përkrahje për bizneset për mbulimin e humbjeve, shpenzimeve operative apo me kredi të buta nuk kanë përfituar deri më tani, siç e kanë bërë të gjitha shtetet në rajon dhe Evropë dhe nuk është ofruar përkrahje në mbulimin e humbjeve të shkaktuara si rezultat i ndërprerjes së veprimtarisë së bizneseve dhe rënieve drastike nga pandemia.

Qindra bizneseve i’u është ndaluar veprimtaria dhe shumica nuk janë duke afaruar me pozitivitet në Kosovë.

As punëtorët e këtyre sektorëve nuk janë duke marrë përkrahje të rregullt nga shteti. Tani ka filluar ekszekutimi i pagës minimale për muajin prill ndërkohë që jemi në mesin e muajit gusht dhe nuk është paraparë përkrahje për muajit e tjerë.

Disa nga kërkesat e OAK-së janë: TVSH-ja për ushqim, turizëm dhe hoteleri të ulet në 5%, ulja e normës së interesit në 1.7% nga Banka Qëndrore e Kosovës, subvencionomi i pagave dhe qirave për bizneset e afektuara, për ruajtjen e likuiditetit të kompanive është e rëndësishme që të alokohen 300 milionë euro në Fondin e Garancisë Kreditore, vazhdimi i shtyerjes së kësteve të kredisë dhe tatimeve edhe për 3 muaj të tjerë, të subvencionohet eksporti për 10 %, të shumës së eksportuar, të lirohen nga të gjitha tatimet dhe taksat për prodhuesit, përjashtuar tvsh-në, nga data 01 Qershor deri më 31 Dhjetor. Gjithashtu OAK ka kërkuar që të ndryshohet Ligji për tatime të brendshme ku të gjitha bizneset prodhuese të lirohen nga tvsh në blerje të lëndës së parë ashtu siç janë të liruara në rast se importojnë nga vendet e huaja.

Oda e Afarizmit të Kosovës iu bënë thirrje edhe këtë herë Deputetëve të Republikës së Kosovës që të analizojnë këto kërkesa dhe të propozojnë ndryshimet në mënyrë që sekotri privat të shpëtojë nga falimentimi, të ruhen vendet e punës dhe të sigurohet mbijetesa e operatorëve ekonomik që nënkupton mbijetesa edhe e shtetit.

OAK gjatë seancave të mëhërshme me shpresë se do të shqyrtohet pako për biznese ka marrë iniciativë duke dalë para hyrjeve të kuvendit dhe dorëzuar kërkesat deputetëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2020

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në Mitrovicë ku do te takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Zyra e Kryetarit të Komunës se Mitrovicës së Jugut, ora 8:55 - mundësi fotografie)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa si dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi do të mbajnë konferencë bashkë me përfaqësuesit e sektorit të qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do ta zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës. (Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut, ora 9:55 - mundësi fotografie)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën so të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, organizon konferencë për media me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e shkollave fillore klasat 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore. (Objekti i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet promovimi i librit “Çelësi i suksesit në karrierë dhe zhvillim të personalitetit është aftësia gjuhësore” me autorë Manfred G. Raupp, Dardan Velija dhe Peter Hartman. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina', ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 11:15)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon dorëzim - pranimin e detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton kampusin e IBCM në veri. (Kampusi IBCM në veri, ora 11:40 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ambasadori Tomash Sunjog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë viziton në hallën e sporteve të Mitrovicës së Veriut. (Halla e sporteve, Mitrovica e Veriut. ora 12:25 - mundësi fotografie)

- Me rastin e shënimit të “Javës së Rinisë”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,  ku do të bëhet shpërndarja e broshurave vetëdijesuese “Vendose Maskën dhe Festo”. (Sheshi "Shatërvan" në Prizren, ora 12:30)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qumshtarët e Kosovës do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, perskaj Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës. (Parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovë dhe  i Projektligjit për Tokën Ndërtimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Ushtrues i Detyrës së Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare dhe hqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Komunen e Vitisë. (Kabineti i Kryetarit të Vitisë, ora 13:30)

- Qumështarët e Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme. (Tek Qeveria e Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton punimet në lumin "Morava e Binqes". (Viti, ora 14:10)

- Në Gjykaten e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetimora, ora 15:00)