07 Korrik 2020

OAK kërkon përkrahje nga partitë politike në Kuvend për tejkalimin e krizës

Prishtinë, 30 qershor  - Mundësitë për përkrahje lidhur me problemet e bizneseve, finalizimi i pakos e rimëkëmbjes, ofrimi i përkrahjes në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat janë aktualisht në proces, krijimi i ofertave për investitorët, krijimi i arkës patriot, ofertat strategjike në bujqësi, mbrojtja dhe orientimi i bizneseve, ligji për investime strategjike, iniciimi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimit në punë ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me bashkëpunëtor.

Në kuadër të takimeve që OAK është duke realizuar me kryetarët e partive politike, në takimin me z. Kurti u theksua rëndësia e bashkëpunimit reciprok për përkrahje në tejkalim të gjendjes së rëndë me të cilën janë duke u ballafaquar bizneset si rezultat i pandemisë.

Gjatë këtij takimi OAK theksoi emergjencën e finalizimit sa më parë të pakos së rimëkëmbjes në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë, mbajnë në punë punëtorët dhe sigurimin e kapitalit për ruajtje të likuiditetit. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së finalizimit sa më parë të Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë duke u cilësuar dy nga ligjet esenciale të zhvillimit të vendit, si rezultat i të cilëve kemi një numër shumë të ulët të të punësuarve, largimin e fuqisë punëtore në vendet e BE-së për një jetë dhe mirëqenie më të mirë. Gjithashtu Ligji për Tregti të Brendshme është më se i nevojshëm duke rregulluar tregun në bazë të nevojave dhe analizave dhe njëkohëssiht duke mbrojtur dhe orientuar bizneset u tha nga përfaqësuesit e OAK-së.

Hamdi Malushaj anëtar i bordit në OAK theksoi rëndësinë e aftësimit profesional, respektimin e kontratave të punës, afatet e paralajmërimeve dhe rëndësinë e ndarjes së qartë të të drejtave dhe detyrimeve mes punëtorëve dhe punëdhenësve. Malushaj gjithashtu veçoi qasjen e shtetit ndaj biznesit dhe trajtimin që bizneset janë duke marrë aktualisht nga shteti duke lënë shumë hapësirë për të dëshiruar.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi rëndësinë e ofrimit të përkrahjes për sektorin e bujqësisë dhe minierave e mineraleve duke qenë dy ndër sektorët më me potencial të zhvillimit të vendit.

Ndërsa sekretari i bordit Diamant Elshani veçoi rëndësinë e unitetit më të madh dhe  bashkëpunimin me komunitetin e biznesit qysh në fazat e hershme të iniciimit të nismave ligjore, në mënyrë që së bashku me institucionet dhe bizneset të diskutohen në grupe punuese çështjet me interes reciprok.

Kryetari i LVV Albin Kurti falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për takimin dhe çështjet që u ngritën, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim në ndryshimin e praktikave dhe qasjes ndaj bizneseve. Kurti veçoi rëndësinë e diagnostifikimit të problemeve ekonomike dhe premtoi përkrahje për ligjet në kuvend në plotësim ndryshimin e tyre në mënyrë që ato të jenë të aplikueshme dhe përshtatshme për rrethanat në të cilat operojmë.

Prezente në takim ishte edhe znj. Rozeta Hajdari e cila u shpreh e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me qëllim të identifikimit të problemeve më të cilat ballafaqohen operatorët ekonomik dhe propozimet për alternativat e zgjidhjes së situatave të caktuara.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar i bordit, Hamdi Malushaj dhe Hysni Zogaj anëtar të bordit dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore në OAK.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje u përfaqësua nga Albin Kurti, Rozeta Hajdari dhe Tropika Agaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)