30 Shtator 2020

OAK kërkon mbështetje për parandalimin e kollapsit të sektorit privat

Prishtinë, 7 gusht - Shqetësimet e bizneseve lidhur me gjendjen e vështirë financiare, shtyu Odën e Afarizmit të Kosovës që te dal edhe sot para Kuvendit që ti dorëzojë secilit deputet kërkesat e bizneseve. Pasiqë tashmë kanë kaluar disa muaj që nuk po merren masa për parandalimin e humbjeve financiare të bizneseve gjë që po i çon deri në falimentim, Oda e Afarizmit të Kosovës i bëri lutje deputeteve që të trajtohen kërkesat e bizneseve.

Një nga kërkesat e paraqitura nga Oda e Afarizmit të Kosovës para deputeteve është që Banka Qendore të ulë normën e interesit në 1.7%, ku në këtë kohë secili shtet ka marrë një vendim të tillë. Gjithashtu, kjo kërkesë rrjedh si pasojë e shqetësimeve të bizneseve lidhur me bankat komerciale të cilër me fillimin e pandemisë në shumicën e rasteve kanë ndërprerë dhënien e kredive për bizneset e reja si dhe ato ekzistuese dhe nuk kanë ulë normat e interesit si rezultat i frikës së riskut. Poashtu, rritja e fondit për garanci kreditore në 300 milion do t’u mundësonte bankave rritjen e kredive gjë  e cila është e nevojshme për bizneset.

Tutje, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që TVSH-ja për ushqim, turizëm dhe hoteleri të jetë 5%, duke ndryshuar nenin 26 të ligjit nr.051-037 dhe duke që në pikën 2.14 të shtohet: shërbimet e turizmit dhe furnizimet e hoteleve dhe shërbimet e ushqimit.

Në këtë shkresë të dërguar tek deputetet përveq  kërkesave të bizneseve janë të paraqitura dhe propozimet e OAK-së për pakon e rimëkëmbjes. Disa nga këto propozime janë të paraqitura si më poshtë:

-Të subvencionohen pagat për të punësuarit, për periudhën Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator jo më të ulëta se 220€ në muaj;

- Të subvencionohen qiratë në lartësinë 50%, së paku deri me 30 Shtator 2020;

-Lirim nga pagesa e tatimit në fitim, për kompanitë nga industritë që kanë pësuar dëme ngapandemia, për periudhën e muajve Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator 2020.

-Të lirohen nga të gjitha tatimet dhe taksat për prodhuesit, përjashtuar tvsh-në, nga data 01 Qershor deri më 31 Dhjetor (duke përfshirë: tatimin në fitim, tatimin në paga, tatimin në pronë, tatimin mbi qiratë dhe taksa të tjera përcjellëse);  

 -Krijimi i arkës “PATRIOT”, ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje (në market) me 10 % ulje nga tvsh;

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon edhe njëherë që deputetet të përkrahin bizneset dhe afër 300.000 të punësuar në sektorin privat, si dhe të merren parasysh kërkesat dhe propozimet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistet e verbër. (kabineti i Ministres, ora11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prizrenit do të pranojë një donacion me pajisje shkollore dhe tableta nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike në komunën e Prizrenit. (Drejtoria Komunale të Arsimit në Prizren, ora 14:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)