24 Tetor 2018

OAK kërkon mbështeje për rritjen e punësimit të femrave

Prishtinë, 9 tetor - Shkalla e ulët e punësimit të gjinisë femërore dhe rekomandimet për ndryshimet në ligjin e punës, përkatësisht nenin 49 që rregullon pushimin e lehonisë, ishin temat kryesore që u diskutuan në takimin që kishin përfaqësuesit e OAK-së me Kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje.

Gjatë këtij takimi Deputetja Balje u njoftua për së afërmi me statistikat shumë shqetësuese të cilat OAK ka siguruar dhe që tregojnë një shkallë shumë të ulët të punësimit të gjinisë femërore, me vetëm 12% në krahasim me 48% të meshkujëve. Kjo shkallë e ulët e papunësisë vjen si pasojë e ligjeve të papërshtatshme u tha ndër të tjera në këtë takim.

OAK i prezantoi Deputetes analizën e bërë sa i përket çështjes së pushimit të lehonisë, dhe krahasimin me vendet e rajonit se si është e rregulluar kjo çështje, duke paraqitur edhe rekomandimet përkatëse për Qeverinë.

OAK kërkon që pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti, ashtu siq kanë bërë shumë vende të rajonit dhe Evropës dhe që ka ndikuar në rritjen e punësimit të femrave.

Kosova ka punësimin më të vogël të femrave në rajon dhe Evropë. Nga rreth 600.000 femra të afta për punë në Kosovë, vetëm 69000 janë të punësuara.

Deputetja Balje u shpreh se si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore do të përkrahë çdo iniciativë e cila kontribuon në përmirësimin e gjendjes aktuale dhe ka të bëjë me kompentecat e komisionit që ajo përfaqëson.

Balje falënderoi OAK-në për takimin dhe iniciativën, duke theksuar se sa i përket çështjes së pushimit të lehonisë, komisioni do të ftojë edhe Ministrin e Punës për diskutim dhe me këtë rast të ftuar do të jenë edhe përfaqësuesit e OAK-së për të paraqitur rekomandimet e tyre.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: anëtari i bordit Hysni Zogaj, zyrtarja Qendresa Ibrahimi dhe pronari i biznesit anëtar MEKA Burim Piraj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)