12 Gusht 2020

OAK kërkon hapjen e çerdheve dhe hiqjen e kufizimeve

Prishtinë, 15 korrik - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga Qeveria pa konsultim paraprak me bizneset, dhe kërkon që të hapen urgjent çerdhet dhe të heqet kufizimi që ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave për biznese dhe aktivitetet e bizneseve.

OAK konsideron se deri më tani kemi një dështim total të Qeverisë me mbështetje financiare për biznese, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe duke u ndaluar edhe dhënia e kredive të rregullta po e bënë të pamundur mbijetesën e qytetarëve dhe bizneseve, gjë që po ndikon drejtpërdrejt edhe tek shteti.

Rënia e të hyrave është duke dërguar në katastrofë ekonomike vendin si pasojë e zhvillimit të politikave për vendin.

Kërkesat e vazhdueshme të bizneseve duket se janë duke hasur në vazhdimësi në vesh të shurdhër të institucioneve tona çoftë në Qeveri apo Parlament, duke mos u përkrahur as rishikimi i buxhetit me urgjencë apo edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Andaj, ne kërkojmë me urgjencë të hiqen këto kufizime dhe para çdo vendimi për mbyllje të biznesit, duhët të merrë mbështetje financiare paraprakisht nga Qeveria biznesi dhe punëtorët e atij sektori.

Shteti duhet të ndalojë qasjen diskriminuese në mes të punësuarve në institucionet publike dhe atyre private, të cilët edhe pse 80 % e tyre nuk kanë punuar për shkakë të pandemisë kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin paga të plota ndërsa të punësuarit në sektorin privat as lëmoshën 170 € për një muaj nga katër sa kanë kaluar ende nuk e kanë përfituar të gjithë.

Për dijeni të opinionit publik, 80% e të hyrave të shtetit sigurohen nga biznesi dhe punëtorët e e këtij sektori.

Ashtu siç e garanton edhe kushtetuta e vendit shteti duhet të jetë i barabartë më të gjithë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)