25 Nëntor 2020

OAK i prezenton Kryetares së Kuvendit gjendjene rëndë të biznesit

Prishtinë, 13 tetor - Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, krijimi i Komisionit Parlamentar, i cili do të trajtoj çdo ligj dhe të bëjë harmonizimin mes tyre në mënyrë që të njejtat të mos bien në kundërshtim me njëra tjetrën, kërkesat e OAK-së për ndryshim/plotësimin e disa ligjeve specifike,  përkrahja nga ana e shtetit dhe ulja e normës së interesit nga BQK, ishin disa nga pikat kyqe të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i diskutoi gjatë takimit të sotëm me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Përgjatë këtij takimi OAK i shprehu shqetësim Kryetares për gjendjen e rëndë të të bërit biznes si rezulat i pandemisë dhe mos reagimit të Kuvendit në përputhje me këtë gjendje e cila po rezulton me largim masiv të punëtorëve, falimentimin e biznesit dhe ulje të madhe të buxhetit të shtetit.

Si rezultat i kësaj OAK bazuar në vizitat e vazhdueshme që po i bënë në teren dhe aktivitetet e saj i shpalosi kërkesat e bizneseve duke kërkuar nga Kryetarja, ashtu siç është duke kërkuar nga çdo institucion tjetër shtetëror, që të trajtohen me urgjencë këto kërkesa.

OAK theksoi faktin se Ligji aktual për Rimëkëmbje Ekonomike nuk i zgjidhë problemet e bizneseve. Për këtë arsye OAK, ka dërguar edhe rekomadimet të cilat i kemi bërë në kordiminim me sektorin e biznesit. Këto rekomandime i kemi dërguar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë.

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj, potencoi faktin se nuk mund të krijohen ligje për bizneset e pa prezencën e bizneseve.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi OAK-në për takimin dhe ngritjen e këtyre shqetësimeve dhe ishte e njëmendimi, se secili ligj i cili bëhet duhet të jetë në dakordim me sektorin përkatës i cili do të afektohet nga ligji në fjalë.

Gëzim Selimi nga Industria e mishit “Calabria”, kërkoj mbështetje nga ana e shtetit për bizneset prodhuese. Selimi, theskoi poashtu se gjendja në terren nuk është aspak e mirë dhe se një numër i madh i qytetarëve tanë po mbesin të pa punë.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe problemet e pagimit të TVSH-së për lëndën e parë kur ajo blehet brenda vendit dhe kërkimi i mëpastajmë për rimbursim, përderisa kur blehet jashtë vendit nuk paguan TVSH. E poashtu u trajtua edhe problemet për pushimin e lehonisë me Ò«’rast bizneset po detyrohen të paguajne dy paga për një vend pune e që një praktikë e tillë nuk është në asnjë vend të rajonit.

Nga ky takim me kryetaren e Kuvendit pas kërkesës së OAK – së u dakorduam që gjatë javës së ardhshme të organizohet një takim i veÒ«antë  në Parlamentin e Kosovës dedikuar vetëm biznesit. Të ftuar në këtë takim do të jenë deputetët e Republikës së Kosovës,vetë Kryetaria e Kuvendit,  së bashku me Odat dhe bizneset.

OAK gjatë ditës së nesërme do të i përcjellë të gjitha këto kërkesa të deajuara edhe me shkrim tek Kryetarja e Kuvendit.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Hamdi Malushaj, Qëndresa Ibrahimi koordinatore, Gëzim Selimi nga Industria e mishit “Calabria” , dhe Fjolla Smaili zyrtare për marrëdhënie me publikun.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2020 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit njofton me ftesën e Gjykatës Kushtetuese adresuar Kryetarit të Komisionit për Legjislacion, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Hapet edicioni i pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online. (Përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit - Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Zyrës Rregullative për Energji dhe Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak, Christoph Weidinger dhe Ministrit Ramë Likaj, do të bëjë lansimin zyrtar të Projektit “Heras Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, - Meeting ID: 919 6051 6678 dhe Passcode: 167271, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti. (Zyret e kësaj sindikate në objektin Ish Gërmia, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon diskutimin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 - Meeting ID: 895 6482 3471 dhe Passcode: 192988, ora 11:00)

- Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë. ((Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Zyret e organizatës QIKA, në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e drejtorit te prokurimit në SHSKUK-së, Selami Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqesues të Aleancës Kosovare e Bizneseve  viziton fabrikën Silcapor në Kaçanik ku do të përcjell eksportin e një kontigjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor. (Fabrika Silcapor, Kaçanik, ora 14:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)