19 Prill 2024

OAK fillon aktivitetin “Kafja e Mëngjesit”

Prishtinë, 26 shtator - Aktivitetin e saj më të ri Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) e filloi në Radavc të Pejës me bizneset e këtij regjioni, ku qëllim kryesor ishte rrjetizimi i bizneseve dhe informimi lidhur me propozimet që OAK ka përgatitur për Qeverinë e ardhshme.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke shtuar që ky është takimi i parë i këtij lloji e që do të vazhdoj javëve në vijim edhe në regjionet tjera të Kosovës.

Sipas Krasniqit Oda e Afarizmit të Kosovës është e interesuar që t’u qëndroj afër bizneseve në tejkalim të sfidave të tyre, andaj përmes takimeve të tilla vazhdimisht informohen për së afërmi me sfidat në mënyrë që të identifikojnë alternativat për zgjidhje.

Kryetari Krasniqi fillimisht shpalosi para të pranishmëve propozimet që OAK i ka përgatitur për Qeverinë e ardhshme, e ku ndër të tjera u theksua edhe nënshkrimi i marrëveshjes së MSA-së dhe Cefta pa mbrojtje të asnjë produkti vendor, e që konsiderohet që vetëm po favorizojnë importin dhe jo prodhimin vendor.

Disa nga problemet që janë theksuar gjatë këtij takimi ishin Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, problemet e sektorit të Minierave dhe Mineraleve dhe mungesa e ofertave për biznese.

Bizneset përgëzuan odën për një organizim të tillë duke theksuar që këto aktivitete janë mëse të nevojshme dhe kontribuojnë pozitivisht në zhvillim të bizneseve, pasiqë ndër të tjera njohja me biznese të sektorëve të ndryshëm mund të sjell edhe bashkëpunime të reja potenciale ndërmjet tyre.

Gjatë këtij aktiviteti bizneset kishin rastin që të prezentojnë problemet dhe idetë e tyre ashtu që bashkarisht të shtyhen para këto kërkesa.

Ndër çështjet e theksuara nga bizneset ishin ndikimi i taksës 100% tek bizneset, rëndësia e aftësimit profesional dhe hapja e vendeve të reja të punës, lirimi i lëndës së parë, problemet me ATK dhe Dogana.

“Kafja e Mëngjesit” rrugëtimin e saj e vzhdon me bizneset e rajonit të Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)