01 Dhjetor 2020

OAK e shqetësuar për barrierat e bizneseve transportuese

Prishtinë, 7 tetor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet shumë e shqetësuar për barrierat që po iu krijohen bizneseve transportuese në lidhje me tahografin.

OAK ka pranuar një ankesë nga anëtari i saj biznesi RONEX, i cili është gjobitur me 100.000 lekë apo 800 € për tahograf të kamionit, edhe pse Autoritetet Shqiptare janë të informuara që Kosova dhe operatorët transportues nga Kosova, nuk kanë mundësi që të pajisen me kartelë dixhitale për shoferët profesionist pasiqë shteti ynë nuk është pjesë e organizatës botërore të transportit TIR.

Me PROTOKOLL TË MIRËBESIMIT bizneset e Kosovës janë të liruara nga një kërkesë e tillë në Shqipëri dhe disa vende të rajonit.

Ky nuk është rasti i fundit ku kompanitë gjobiten nga Autoritet Shqiptare që transportojnë mallra nga Porti i Durrësit, një barrierë tjetër që u shfaqet është edhe kufizimi që u bëhet për faktin se në rezervuaret e kamionëve duhet të kenë vetëm 200 litra derivate në momentin që kamioni hyn në Shqipëri.

Bizneset pohojnë se asnjë praktikë ndërkombëtare dhe rajonale nuk e ndalon që mos të ketë derivate në rezervuarin e kamionit me sasinë që e lejon prodhuesi, sasi kjo që varion nga 400L deri 800 L.

Në këtë rast kamionët nga Kosova nuk guxojnë që në rezervuaret e tyre të kenë sasi derivati mbi 200L, sepse përndryshe do të gjobiten dhe iu konfiskohen patent shoferët vozitëve.

Këto barriera që po iu bëhen bizneseve transportuese, po e vështirësojnë operimin e tyre.

OAK bënë thirrje Autoriteteve Shqiptare që të kenë parasysh marrëveshjet paraprake dhe marrëveshjet që kemi mes dy shteteve tona, në mënyrë që ato të mos mbesin vetëm në letër, por të gjejnë zbatim praktik, në mënyrë që barrierat e panevojshme që po iu krijohen bizneseve të tejkalohen.

Në lidhje me këtë rast OAK i është drejtuar me një Letër: Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)