23 Tetor 2018

OAK dhe OEMVP me mundësi të shumta për bashkëpunim

Prishtinë, 10 tetor - Njohja reciproke dhe shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes të dy Odave në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin e biznesit, ishte qëllimi i takimit në mes të përfaqëuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).

Gjatë këtij takimi Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi shpalosi misionin dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit është duke ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë. Gjithashtu Krasniqi theksoi se OAK ka identifikuar probleme të shumta të të bërit biznes, andaj u shpreh se është i rëndësishëm bashkëpunimi me një Odë me përvojë siç është OEMVP me qëllim të aplikimit të praktikave më të mira.

Nga ana tjetër Kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha theksoi se Oda funksionon që nga viti 2004 dhe për kaq kohë sa janë funksional gëzojnë respekt si nga faktori ndërkombëtar ashtu edhe ai vendor, duke u cilësuar si një Odë transparente dhe objektive.

Drejtori ekzekutiv, Drilon Iseni u shpreh se OEMVP është ndër Odat më të mëdha në vend, e cila është e fokusuar në mbrojtjen e biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm. OEMVP është oda më kredibile në vend e cila ngrit vazhdimisht zërin me qëndrim mbi interesin e biznesit, u shpreh më tutje Iseni.

Sekretari i OAK-së Diamant Elshani falënderoi delegacionin e OEMVP për takimin dhe theksoi se OAK është odë serioze e cila është në zhvillim e sipër, andaj është e rëndësishmë që të krijojmë një urë lidhëse me OEMVP për faktin se ka shumë prodhues të cilët nuk po munden që të plasojnë produktet e tyre në Maqedoni, andaj është me interes që të vendosim lidhjet mes kompanive si për import ashtu edhe për export.

Gjatë këtij takimi gjithashtu anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj theksoi rëndësinë e organizimit të një takimi të përbashkët mes bizneseve të të dyja vendeve, jo vetëm për rritjen e mundësive të bashkëpunimit por gjithashtu të kenë një vend se ku mund të drejtohen me qëllim që të kenë një pikë mbështetëse për problemet që mund të hasin.

Në fund të këtij takimi u theksuan mundësi të mëdha për bashkëpunim, dhe duke qenë treg i vogël bashkimi është i domosdoshëm.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i bordit, Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elashani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.

Ndërsa OEMVP u përfaqësua nga: Kryetari Nebi Hoxha, Drejtori ekzekutiv Drilon Iseni dhe bashkëpunëtojra Iman Ajrulla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)