28 Mars 2024

OAK dhe Ministri Kuçi diskutojnë mundësitë për përkrahje të bizneseve

Prishtinë, 24 gusht - Pako e rimëkëmbjes, mungesa e ligjeve të harmonizuara me njëra - tjetrën dhe jo funksionale, taksat e dyfishta dhe ligji për Investime Strategjike ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e OAK-së dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe këshilltarët Muhamet Spahiu dhe Ramadan Gashi.

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj theksoi që momentalisht kemi mungesë të harmonizimit të ligjeve, e cila po mundëson që interpretimi i tyre të bëhet në përshtatshmëri me kërkesat e Institucioneve.

Ai shtoi që OAK ka kërkuar nga Qeveria të rritet Fondi për Garanci Kreditore, pasi që kjo është kërkesë e bizneseve ashtu që të lehtësohet përkrahja e tyre në tejkalim të pandemisë.

Anëtari i bordit Lulzim Begaj u fokusua tek Ligji për Investime Strategjike dhe vonesat që po u bëhen trajtimit të aplikimeve.

Ministri Kuçi shtoi që sheh mundësi për bashkëpunim, duke veçuar krijimin e arkes patriot për prodhimet vendore, subvencionimin e eksportit dhe ndryshimin e udhëzimeve administrative që janë në kompetencë të Ministrisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)