23 Prill 2024

OAK dhe ATK diskutojnë për procesin e trajtimit tatimor për sektorin e ndërtimit

Prishtinë, 8 tetor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mirëpriti në një takim menaxhmentin e ATK-së në përbërje me: Ekrem Hysenaj - Koordinator i projektit, Sami Salihu - Drejtor i shërbimeve të sektorit të tatimpaguesve dhe Nevahi Rexhepi - Menaxher i projektit.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi rreth një procesi të cilin Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është duke e implementuar. Procesi ka të bëjë me trajtimin tatimor në sektorin e Ndërtimtarisë në Kosovë, proces ky që ka rezultuar nga hulumtimet paraprake mbi performancën e sektorit përkatës, rreth të cilit ATK në Prill ka draftuar planin. 

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi falënderoi përfaqësuesit e ATK-së për takimin, duke shtuar që oda është e interesuar që të bashkëpunoj në zgjidhje të problemeve të identifikuara, e me të cilat bizneset vazhdimisht po përballen.

Hysenaj theksoi që esenca e projektit është njoftimi i palëve të interesit në lidhje me ndryshimet dhe aplikimet e reja që do të bëhen për sektorin e ndërtimtarisë, duke i dhënë rëndësi primare edukimit të tatimpaguesve. Ai informoi për disa statistika të cilat ATK i ka nxjerrë për periudhën Janar – Dhjetor 2018, dhe të hyrat që kanë gjeneruar nga ky sektor.

Ndërsa Sami Salihu u shpreh që sektori i ndërtimtarisë ka disa rregulla të veçanta të cilat aplikohen, andaj edhe monitorimi do të bëhet përmes një qasje të re që njihet si qasje holistike, nga lartë poshtë, e cila do të ketë shtrirje horizontale. Ai tutje vazhdoi që ATK është e gatshme që vazhdimisht t’i ndihmoj tatimpaguesit.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj vlerësoi ATK-në për gatishmërinë për të ofruar sesione informuese për bizneset, duke theksuar që ato duhet të përkrahen më shumë, pasiqë janë duke u përballë me probleme shumë të mëdha e për të cilat OAK është duke punuar tash e tri vite.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi - Kryetar i bordit, Hysni Zogaj- anëtar i bordit, Edon Bibaj – Avokat, Qendresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Rreze Cana – Zyrtare në OAK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)