24 Prill 2024

Një grup studentësh nga Iowa vizitojnë Odën Amerikane

Prishtinë, 12 janar - Një grup i studentëve nga Universiteti Drake nga shteti amerikan i Iowas, të prirë nga Tonia Land dhe Stephanie Dana Ely, vizituan Odën Ekonomike Amerikane me qëllim të njohjes me mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Grupi i studentëve u njoftuan me aktivitetet e Odës Amerikane. Ata u interesuan të mësojnë edhe rreth mjedisit afarist dhe situatës ekonomike në përgjithësi, që nga paslufta e tutje si dhe sfidat të cilat i hasin bizneset në Kosovë. Ndërsa në fokus të rëndësishëm të diskutimit ishte edhe avancimi i mëtejmë i partneritetit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

Që nga viti 2013, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka dhënë kontributin e saj në fuqizimin e partneritetit të Kosovës me shtetin amerikan të Iowas, të nisur në fushën ushtarake e që tashmë është zgjeruar edhe në fusha të tjera si ekonomi, edukim dhe kujdes shëndetësor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)