20 Prill 2024

Nisin Javët e Biznesit Kosovar 2018

Prishtinë, 27 nëntor - Aleanca Kosovar e Bizneseve (AKB) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë e Industrisë (MTI) organozon sot hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018”  me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?.

Javët e Biznesit Kosovar 2018 organizohen me traditë 16 vjeçare në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik 

Ky manifestim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e  Kosovës duke filluar nga sot në Prishtinë dhe do të vazhdoj me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese  si dhe promovimi i Prodhimeve vendore në Qendrat Tregtare me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë shumë prodhues-përpunues-shërbyes me asortiment të gjërë të produkteve si mundësi e yëvendësimit të prodhimeve serbe.

Në Javët e Prodhimeve Vendore  2018 janë të ftuar: Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, përfaqësues të Qeverisë qendrore dhe lokale, Ambasadat Diplomatike, të institucioneve  vendore dhe ndërkombëtare, të institucioneve universitare, të Bizneseve, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)