19 Prill 2024

Nis aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020”

Prishtinë, 16 prill - Në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare  Bamirëse “Bereqeti” ka filluar aksionin “Sofra e Ramazanit 2020” për t’iu dal në ndihmë të gjithë familjeve skamnore. Me këtë rast edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë si dhe ata të cilët jetojnë në diasporë, që të ndihmojnë me mundësitë e tyre.

Myftiu Tërnava në këtë thirrje ka rikujtuar edhe një thënie të Muhamedit a.s: “Zoti është në ndihmën e robit të tij përderisa robi është në ndihmën e vëllait të vet”.

Gjithashtu ai në fund ka apeluar që në këtë kohë pandemie të përkrahet kjo nismë me qëllimin e vetëm që të begatohen sofrat e skamnorëve në muajin e Ramazanit.

Vlera e nja pako ushqimore është 25 euro.

Ky aksion ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj të këtij viti.

Për të gjithë ata që janë të interesuar të i bashkëngjiten aksionit “Sofra e Ramazanit 2020”, kontributin mund ta japin në këtë xhirollogari:

Banka:NLB:-Prishtina, Account no&IBAN:XKO5 1700200100103672* SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR, dukë shënuar në përshkrim të donacionit “SOFRA E RAMAZANIT 2020”.

Donacionet mund t’i dorëzoni edhe në zyrat e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës nëpër qytetet e Kosovës.

Gjithashtu mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 00383 (38) 224 024 ose 0383 (49) 733 678.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)