19 Mars 2024

Nga 2014 deri 2020, BE ka ndarë 602 milion euro për Kosovën

Prishtinë, 28 shkurt - Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III” e cila do mbahet sot.

Instrumenti kryesor financiar përmes të cilit Bashkimi Evropian mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit është Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA).

Në periudhën 2014-2020, BE ka ndarë 602 milion euro për Kosovën.

 Po ashtu, Kosova ka pas qasje në fondet rajonale të BE-së, në shumë prej 3 miliard euro. Nga viti i ardhshëm do të fillon zbatimi i instrumentit të ri financiar, apo IPA III 2021-2027.

Fjalën kyçe të tryezës do të kanë z. Blerim Reka, Ministër i Integrimit Evropian, dhe z. Luigi Brusa, Shef i Sektorit të Bashkëpunimi, Zyra e BE-së në Kosovë.

Prezantimi i studimit “Udhërrëfyesi për IPA III: mësimet, risitë dhe hapat e ardhshëm” do të bëhet nga z. Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EPIK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)