28 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshja financiare për Rritje të Kapitalit Garantues

Prishtinë, 3 dhjetor - Drejtori i KfW-së për Evropë Juglindore e Turqi, Dr. Klaus Müller dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 5 milion euro.

Kjo mbështetje është duke u bërë nga Qeveria Gjermane për fuqizimin e kredidhënies të sektorit të biznesit në përgjithësi për të evituar pasojat e krizës si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.

Linjat garantuese të cilat janë financuar në tërësi nga Qeveria Gjermane, me ndërmjetesim të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, tashmë mbështeten me kapitalin prej 18.5 milion euro.

Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për Fondin Kosovar per Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash, lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 220 milion euro të shpërndara në mbi 5,865 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 8,000 vende të reja pune.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)