25 Prill 2024

Në Stamboll prezantohet sistemi tatimor i Kosovës

Prishtinë, 17 shtator - Javën e kaluar në Stamboll të Turqisë është mbajtur një sesion informues “Klima e Investimeve në Kosovë” me synim të veçantë diasporën shqiptare.

Në këtë konferencë, nga ATK ka marr pjesë Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, i cili ka prezantua sistemin tatimor të Kosovës. Përmes së cilit ka njoftuar pjesëmarrësit e këtij sesioni se Kosova ka sistemin tatimor modern, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së, legjislacion të thjeshtë, sistem të integruar të regjistrimit të biznesit, ngarkesa të ulëta tatimore, shërbime elektronike për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe lehtësi tjera për tatimpagues në zhvillimin e biznesit të tyre.

Përpos tjerash,  drejtori Imeri theksoj se prodhuesit e Kosovës gëzojnë lirime për TVSh në linjat e prodhimit, makineritë dhe lëndën e parë që përdoren në procesin e prodhimit, po ashtu lirime për  pajisjet e TI dhe burimet e energjisë.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Kosova ka marrëveshje me Turqinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)