20 Prill 2024

Në Prishtinë mbahet Forumi Frankofon i Investimeve

Prishtinë, 26 tetor - Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri organizon Forumin Frankofon të Investimeve.

KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u krijua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë.

Kryesuar nga Rrahim Pacolli, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Siguria, KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës.

Dhoma e tregtisë dhe industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga z. Julien Roche, tubon rreth gjashtëdhjetë ndërmarrje.

Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum.

Sesioni i hapjes do të fillojë në mëngjes në praninë e Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Pastaj, do të mbahet një tryezë e rrumbullakët ministrore e titulluar "Mundësitë në Kosovë për investitorët frankofonë”" dhe një panel i ekspertëve të biznesit në temën,  "Kosova dhe Shqipëria, dy tregje me ngjashmëritë dhe dallimet e tyre ".

Pasditja do të jetë e përmbushur me takime B me B (biznes me biznes) organizuar së bashku me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bussiness Consultants Council.

Gjuhët e punës së Forumit do të jenë shqip dhe frëngjisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)