25 Prill 2024

Në 2017, totali i shpenzimeve të Qeverisë ishte 1 836.2 milionë euro

Prishtinë, 6 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2017.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2017 ishin 1 921.2 milionë Euro.  Në krahasim me  vitin paraprak ishte një rritje prej 8% e të hyrave.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 68% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj., që paraqesin 12%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori  të tjera të të hyrave.

Në vitin 2017, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 836.2 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 25%;  kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave  Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)