29 Mars 2024

Ndihma financiare e SHBA-ve do të jetë në dispozicion për zhvillimin e Kosovës



Washington, 22 prill - Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në takim pune nga i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus.

Me këtë rast Ministri Hamza e falënderoj Marcellus për pritjen  miqësore  dhe e informojë atë për progresin e Kosovës në fushen e Financave, qëndrueshmërinë makro fiskale, menaxhimin e borxhit publike si dhe me zhvillimet pozitive rreth buxhetit të shtetit për vitin 2018 si dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

 Ai gjithashtu gjatë takimit falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Agjencionet e saja, në veçanti  të gjithë taksapaguesit amerikanë për ndihmën e dhënë nga fillimi e deri më sot në zhvillimin e Kosovës dhe Qytetarëve të saj, sidomos  në fushat të cilat po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 Ndërsa, i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus, falënderoj ministrin  për vizitën dhe u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin e Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai e përgëzoj ministrin Hamza për vendosjen e disiplinës financiare dhe për progresin e arritur në të gjitha  fushat duke përfshirë edhe  Financat e Republikës së Kosoves.

“Vëmendja dhe Ndihma financiare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën gjithmonë ka qenë dhe do të jetë edhe në të ardhmen në dispozicioni për zhvillimin e Kosovës."

"Edhe sa i përket Ministrisë së Financave për asnjë moment ndihma jonë nuk do të mungojë” u shpreh gjatë takimit i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus.

Me rastin   vizitës në Departamentin e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, ministri Hamza u nenshkrua edhe në librin e zisë për ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Laura Bush e cila javën e kaluar ndërroi jetë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)