20 Prill 2024

Ndarja e 1 milion euro për Trepçën e kundërligjshme KNSH nis procedurë

Prishtinë, 20 nëntor - Komisioni i Ndihmës Shtetërore  (KNSH)  në  mbledhjen  e  tij  të  rregullt  të  mbajtur sot  ka diskutuar  vendimin  e  Qeverisë  së  Republikës  së  Kosovës  01/44  të  datës  16.11.20  në  lidhje  me ndarjen e mjeteve për të mbështetur Ndërmarrjen Publike Trepça.

Sipas vendimit shuma e ndarë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), përkatësisht Njësinë për Monitorimin e NP-ve  prej  nga  ndahen  mjetet  për  NP  Trepça,  është  në  vlerën  prej  1mil  Euro.

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka shprehur  shqetësimin  në  lidhje  me shmangiene obligimeve ligjore  nga  ana  e  Qeverisë  së  Republikës  së  Kosovës  (në  mënyrë  specifike  Ministrisë  së Ekonomisë  dhe  Ambientitsi  institucion  dhënës  i  kësaj  ndihme),  me  vendimin  e  marrë,  dhe nënvizon  faktin  se  ky  vendim  ka  të  ngjarë  të  përbëjë  ndihmë  shtetërore  në  kuptimin  e  Ligjit  të Ndihmës Shtetërore.

Për më tepër ndarja e këtyre mjete duket se nuk është pjesë e ndonjë skeme të ndihmës për NP ose ngjashëm –gjë që e kualifikon më shumë si një ndihmë ad hoc.   

Vendimi  për  të  mbështetur  ndërmarrjen  në  vështirësi  Trepça  është  i  kundërligjshëm pasi  ka shmangur procedurën ligjore (sipas nenit 11 (1) të Ligjit për Ndihmën Shtetërore) dhe nuk është njoftuar te autoritetet e mandatuara për të konstatuar përputhshmërinë me ligjin (Departamentin e Ndihmës Shtetërore - DNSH në MF dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore) dhe për ta autorizuar atë -para se të vëhet në zbatim.    

Për  më  tepër,  Qeveria  e  Republikës  së  Kosovës,  përkatësisht  Ministria  e  Ekonomisë  dhe Ambientit, është në dijeni të detyrimeve të saj në bazë të Ligjit.Mbi  këtë  bazë  Komisioni iNdihmësShtetërore,nën  dyshimin  për  dhënien  e  ndihmës  së kundërligjshme,  bazuar  në  nenin16  (2)  të  Ligjit  për  Ndihmë  Shtetërore  (05/L-100)    i  kërkon dhënësit  të  kësaj  ndihme  (MEA)  të  paraqesë  të  gjitha  të  dhënat  për  ndihmën  në  fjalë,  brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune, nga dita e pranimit të kërkesës.

Procedura  që  do  të  ndiqet  është  e  krijuar,  ndër  të  tjera,  për  të  vërtetuar  faktet  dhe  se  vendimi përfundimtar i KNSH, në lidhje me këtë masë të ndihmës, nuk mund të paragjykohet.

Komisioni dëshiron të bëjë të qartë se është në  mandatin e tij të kontrollojë  ndihmën  shtetërore në RepublikëneKosovës me qëllim që ajo të jepet konform Ligjit të Ndihmës Shtetërore,duke siguruar që parimet bazë janë duke u respektuar dhe ndihma e dhënë të arrijë rezultatet e pritura në  ekonomi.   

 Ndihma  shtetërore  për  NP-të,por  edhe  ajo  për  sektorin  privat,është  subjekt  i shqyrtimit dhe autorizimit nga ana e KNSH(para se të vihetnë zbatim) me përjashtim, kur Ligji e përcakton ndryshe. Komisioni  i  Ndihmës  Shtetërore  nuk  është  kundër  ndihmës  që  ndanë  shteti  për  të  ndihmuar ekonominë  tash,  por  edhe  në  kushte  normale  (para  pandemisë),  gjithmonë  duke  siguruar  që ndihma  e  ndarë  është  mirë  e  justifikuar  dhe  me  objektivë  të  qartë  për  të  arritur  një  rezultat ekonomik, është proporcionale dhe e kufizuar në kohë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)