19 Prill 2024

MZHR lanson programin për Zhvillim Rajonal prej 2 milion euro

Prishtinë, 18 janar - Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal, sot organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal.

Fjalën hyrëse në takim do ta mbajë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Haradinaj, z. Rasim Demiri, Ministër i Zhvillimit Rajonal, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ivan Todosijevic dhe z. Naim Ismajli, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Qëllimi i përgjithshëm i Programit për zhvillim rajonal është përkrahja e infrastrukturës për zhvillim socio-ekonomik në rajonet ekonomike të Republikës së Kosovës.

Shuma e fondit në vlerën 2,000,000.00 euro është e orientuar në projekte zhvillimore të investimeve kapitale.

Në të njëjtin takim kryetarët do të njoftohen edhe për programin për zhvillim rajonal të balansuar i cili ka të bëjë me grantet për biznese i cili lansohet javën e ardhshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)