28 Mars 2024

Mungesa e investimeve kapitale, rrezikon sistemin bankar në vend

Prishtinë, 17 shtator - Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka thënë se bota po ndeshet me dy probleme, të cilat kanë bërë që ekonomia të goditet në shumë sektor.

Një ndër problemet që ka goditur rëndë ekonominë sipas tij, është Pandemia Covid19, edhe pse është shpallur si endemi, por që është ende me pasoja.

Tjetri problem botërorë jo vetëm në aspektin luftarak, por edhe ekonomik është agresioni rus ndaj Ukrainës, por që ka bërë që kjo luftë të ketë pasoja të renda për ekonominë botore dhe qytetarinë botërore.

Gërxhaliu ka thënë se mungesa e investimeve kapitale në Kosovë është rrezik se mund të cenojë sistemin bankar në vend, i cili është njëri ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe ruajtjes së financave.

“Kontributi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është dëshmuar në kontekstin pozitiv në të gjitha fazat, e në veçanti në menaxhimin shumë të mirë të situatës që ka qenë më Pandeminë Covid19, gjatë kësaj faze ka pasur një menaxhim shumë profesional e që është vlerësuar edhe nga akterët vendor dhe ndërkombëtar”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, BQK-ja ka vazhduar të menaxhojë shumë mirë sistemin financiar dhe bankar në vend, gjatë fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Gjatë këtyre dy sfidave për shumë shtete kanë qenë edhe sfiduese, por Kosova falë angazhimit të BQK-së, arriti të ruajë stabilitetin financiar. Por në këtë kohë kur investimet publike janë bllokuar, nga institucionet e Kosovës , e të cilat bllokime mund të nxjerrin në pah problemet që mund të dalin nga neglizhencat."

"Me investimet nëse do të ishin nga qeveria e Kosovës, në investimet publike, do të përfitonte sektori privat, po ashtu do të përfitonte edhe qytetari i Kosovës, përmes formave të ndryshme, do të rritej qarkullim i brendshëm, duke e pasur për bazë qarkullimin e parasë, dhe çka është më e rëndësishmja nuk do të ishte cenuar sistemi bankar dhe financiar në vend, që ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, dhe menaxhimit shumë të mirë të kthimit të kredive të këqija”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)