24 Prill 2024

MTI financon Zonën Ekonomike në Lipjan me 500 mijë euro

Prishtinë, 1 prill – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për financimin e Zonës Ekonomike, në vlerë prej 500 mijë eurosh.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka parapa 500 mijë euro për këtë fazë të ndërtimit të Zonës Ekonomike në Lipjan, ndërsa Komuna e Lipjanit ka participuar me një shumë simbolike prej 50 mijë eurosh.

Ministri Shala theksoi se mundëson bashkëfinancimin e zonës ekonomike të Lipjanit duke kryer procedurat e ndërtimit.

 “MTI është zotuar se do të nisë të gjitha procedurat për ndërtimin e infrastrukturës në këtë zonë ekonomike që të jetë funksionale për bizneset të cilat do të akomodohen në këtë zonë dhe që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit”, theksoi Shala.

Ai po ashtu u shpreh se ministria të cilën e drejton është e përkushtuar në dy fusha për përkrahjen e bizneseve.

“Në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe përmirësim të kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe në përmirësimin e kushteve fizike apo infrastrukturës që bizneset ta kenë më të lehtë operimin dhe funksionimin”, theksoi Shala.

Kjo zonë ekonomike parashihet të kushtojë 2.8 milionë euro, ku deri më tani janë financuar mbi 1 milion euro dhe besojmë që ky përkushtim do të vazhdojë të funksionalizohet në tërësi në këtë zonë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti theksoi se e rëndësishme është vazhdimi i ndërtimit të zonës ekonomike,  e cila do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë.
 “E rëndësishme është që po vazhdohet ndërtimi i Zonës Ekonomike, që do të krijojnë mundësi të reja për ta zhvilluar afarizmin. E falënderoj shumë ministrin Shala që ka mundësuar financimin e kësaj zone ekonomike”, tha Ahmeti. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)