29 Mars 2024

MPMH marrëveshje me KRU-të për pagesën e borxhit prej mbi 1.5 milionë euro

Prishtinë, 19 shtator - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve, “Prishtina”, “Ibër Lepenci”, “Bifurkacioni”, “Hidromorava”, “Gjakova”, “Hidroregjioni Jugor”, dhe “Hidrodrini”, me të cilët ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për pagesën e taksës ujore.

Sipas këtyre marrëveshjeve, Kompanitë rajonale të Ujësjellësit (KRU) në aftat prej 5 vitesh do të paguajnë borxhin e vjetër 10 vjet që kanë ndaj MMPH-së prej 1.585.654.370 euro duke filluar nga ky muaj me 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vite të tjera, me nga 20 për qind të pagesës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve U.d Ministri Matoshi, deklaroi se qëllimi i këtyre Marrëveshjeve është programimi dhe shlyerja e borxhit të akumuluar prej vitit 2007 – 2017 nga këto kompani.

Matoshi tutje shtoi se si MMPH jemi të interesuar që të gjithë ata që shfrytëzojnë burimet ujore të  përmbushin obligimet e tyre ligjore, por njëkohësisht janë për t’iu ndihmuar atyre që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për shtrirje të rrjetit  dhe mirëmbajtjes.

Matoshi deklaroi po ashtu se Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) nuk mund të pajisen me leje ujore nga MMPH-ja në rast të mos pagesës prej 20 për qind të borxhit në muajin shtator.

Nga ana tjetër Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i pagesës së taksës, derisa ka shtuar se mos pagimi i borxhit nuk do të përsëritet.

Memorandumi ka obligime ligjore dhe ne do ta përkrahim, dhe ky borxh 10 vjeçar do ta kryejmë në këste prej 5 viteve. Besoj që s’do te kemi probleme, presim përkrahje nga ministria për çfarëdo problemi që kemi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)