19 Prill 2024

Mosinspektimi dhe mossiguria në punë po merr jetët e punëtorëve në

Ferizaj, 12 dhjetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me shqetësim të thellë ka marr lajmin për humbjen e jetës të punëtorit që ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

AVONET, punëdhënësit kanë për detyrë të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të garantuar sigurinë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit fizik të punëtorëve gjatë kryerjes së aktiviteteve në vendin e punës.

Ndërsa institucionet shtetërore janë përgjegjëse për garantimin, respektimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore lidhur me kushtet e punës, masat dhe të gjitha veprimet e tjera për të mundësuar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve si dhe parandalimin e fatkeqësive dhe tragjedive në vendin e punës.

AVONET kishte paralajmëruar se në projektin “Bashkimi i Qytetit” nuk ka siguri në punë dhe atë të qytetarëve, andaj kjo mos marrje parasysh e kërkesës së AVONET-it një punëtor në këtë projekt humbi jetën.

Përderisa nuk monitorohen e zbatohen kërkesat ligjore në fushën e Sigurisë, Shëndetit dhe Mbrojtës në Punë, nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, do të kemi humbje të jetëve të punëtorëve në vendin e punës.

Në Ferizaj, një punëtor ka humbur jetën më vendin e punës, nuk mjaftojnë telegram ngushëllimet, por duhet zbatuar dhe monitoruar me kohë procesin dhe sfidat e ekzekutimit të punimeve, për të parandaluar në masë të madhe rastet e fatkeqësive në vendin e punës.

AVONET, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të merr të gjitha masat dhe kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës të auditohet projekti “Bashkimi i Qytetit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)