25 Prill 2024

Mosardhja e diasporës sjell humbje ekonomike rreth 1 miliard euro

Prishtinë, 16 korrik - Që nga nisja e përhapjes së pandemisë edhe në vendin dhe mbyllja e kufijëve e jetës për 78 të plota e të cilat masa po vazhdojnë tash rreth pesë muaj, kanë shkaktuar pasoja të rënda e të cilat do të na përcjellin edhe për një kohë.

Pasoja edhe më të rënda ekonomike vazhdon ti sjell mos ardhja e diasporës sivjet, konkretisht këto ditë vere, ku Kosova viteve paraprake  stërmbushej nga mërgata e të cilët shpenzonin para  të mëdha në vendlindje.

Derisa gjatë muajit janar e shkurt të këtij viti para pandemisë  në vend kishin hyrë e dalur  nga rreth mbi 1.2 milionë qytetarë, në muajin mars, prill maj e qershor u përgjysmuan ku vinin e dilnin rreth gjysmë milioni udhëtarë.

Edhe pas përhapjes së pandemisë, gjatë muajit qershor e korrik kanë ardhur qindra bashkatdhetarë përqindja e së cilës nuk arrin as 10 për qind.

Mijëra të tjerë edhe përkundër rezervimeve kanë anuluar ardhjet, duke mbetur në vendet ku punojnë e veprojnë.

Mos ardhja e tyre thuhet se shkakton humbje deri qindra milionëshe.

Bizneset e fushave të ndryshme tregojnë se kanë pritur ardhjen e mërgimtarve, por të cilët sivjet nuk kanë ardhur thuajse fare.

Fjala e parë të cilën e thonë në biznese është 'presim bashkatdhetarët', por ata sivjet nuk po vijnë,  puna ka rënë mbi 70 për qind, pas masave nuk shihen njerëz në rrugë e lëre më në biznese.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve, tha për "Syri.net", se rreth 1 miliard euro janë humbjet ekonomike deri në fund të vitit.

AKB-ja, vlerëson se nëse trendi i pandemisë shkon kështu deri në fund të vitit, ekonomia kosovare do të ketë humbje rreth 1 miliard euro.




    "Këtë e vlerësojmë në bazë  të disa komponentave siç janë investimet e huja direkte, remitencave dhe mos ardhja e disaporës, ku vetëm gjatë verës i janë sjell në xhepa rreth 500 milionë euro dhe rënja e fuqisë konsumuese në vend dhe kufizimi i aktiviteteve të shumë operatorëve ekonomik të cilët mbajn akiv konsumin dhe qarkullimin e parasë në treg", tha Shahini.

Sipas tij është hera e parë në historinë e pas luftës që sektori privat ka nevoj për dorën e shtetit.

Kreu i AKB-së shtoi se Kosova të vetmin shpëtim e ka nëse qeveria siguron fonde dhe kredi të buta për të investuar në sektorin privat, për të mbajt aktiv konsumin e përgjithshëm dhe të hyrat e qëndrueshme nga taksat e mbledhura nga taksa eprodhuesit vendor.

Avokati Halit Azemi, tha për "Syri.net", se mosardhja e diasporës është katastrofale për Kosovën, sepse vendi jonë jeton nga të ardhurat e diasporës së vet nuk prodhon asgjë si vendi më i varfër evropian.

Ai tregoi se janë bllokuar gjitha institucionet, gjykatat në tërësi, është bllokuar jeta institucionale e shoqërore.

"Kosovën kjo pandemi e ka gjunjëzuar, sepse vendet e varfëra e ndjejnë krizën më shumë se vendet e pasura, sepse vendi jonë nuk prodhojmë asgjë|, tha avokati Halit Azemi.

Nga ana tjetër Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha për "Syri.net", se pandemia ka ndikuar në zvogëlimin e mundësisë së udhëtimit të pjestarëve të diasporës në Kosovë këtë vit dhe me këtë edhe të kontribuimit të tyre në ekonominë e Kosovës, e cila është e varur në dërgesat në veçanti dhe kontributin e diasporës në përgjithësi.

Sipas tij përgjatë vit eve është folur shumë për nevojën që institucionet e shtetit të angazhohen për ndryshimin e këtij modeli të kontribuimit të diasporës në zhvillimin ekonomik, duke inkurajuar investimet direkte nga diaspora, përmes përmirësimit të klimës së investimeve dhe pasurimit të ofertës për investimet e huaja në përgjithësi.

    "Unë besoj që situata në të cilën ndodhemi përbënë një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën që të ndryshojë strukturën ekonomike duke ofruar stimuj për investitorët nga diaspora, siç janë toka pa pagesë dhe lehtësirat fiskale.

    Bashkimi ka ardh nga Gjermania, po i cili  çdo ditë paralajmron kthimin për atje, situata sivjet në Kosovë është e rëndë dhe e cila mund të keqsohet edhe më shumë. "Me pas ditë se janë këto masa kufizuese nuk kisha ardh fare. Në asnjë vend nuk kërkohet mask në vend të hapur vetëm në Kosovë dhe nuk lejohet natën dalja", tha ai.

Policia e Kosovës tregon për "Syri.net" hyrje daljet e qytetarëve dhe autmojeteve për gjysmën e parë të vitit në gjitha pikë kalimet kufitare kanë hyrë e dal 3 milionë e 862 mijë e 977 qytetarë me

1 milion e 589 mijë 990 automjete apo në total 5 milionë e 452 mijë e 967.

Sipas policisë të dhënat mujore përfshijnë totalin e të dhënave për të gjitha pikë kalimet kufitare për të gjithë personat dhe automjetet.

Gjithsej persona të kontrolluar që kanë hyrë e dal në janar janë 1 milion e 236 mijë e 610, në shkurt 1 milion e 183 mijë e 67, në mars 567 mijë e 325, në prill 46 mijë e 666, në maj 72 mijë e 107 dhe në qershor 757 mijë e 202.

Gjithsej automjete të kontrolluar në janar ishin  493 mijë e 428, në shkurt 427 mijë e 477, në mars 222 mijë e 119, në prill 40 mijë e 217, në maj 55 mijë e 209 dhe në qershor 351 mijë e 540.

 Derisa nga dogana nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për efektet e mos ardhjes së diasporës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)