05 Mars 2021

Mitrovica përfiton fonde amerikane të MCC-së

Mitrovicë, 15 janar - Sot, Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës Jugore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit për implementimin e projektit për riparimet për efiçiencë të energjisë në këtë komunë (AER).

Në kuadër të Pakos së Intervenimit për Riparimet për Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa Banesore (AER), MFK do të investojë mbi 20 milion euro në riparimin e rreth 700 banesave në 7 komuna, si dhe 2800 shtëpive në tërë Kosovën.

Ky investim do të ndihmojë në promovimin e masave të eficiencës së energjisë, kështu duke zvogëluar konsumin e energjisë për ngrohje, si dhe duke ngritur vetëdijen e konsumatorëve për benefitet afatgjate të masave të eficiencës së energjisë. Komunat pjesëmarrëse në këtë projekt janë përzgjedhur nga Banka Botërore.

Ky MM formalizon bashkëpunimin mes këtyre dy palëve me qëllim që të implementojë suksesshëm aktivitetet në kuadër të projektit AER, si dhe të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të MFK-së drejt përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial, përmes ofrimit të asistencës teknike dhe mbështjetjes financiare për të bërë shtëpitë në këtë komunë më efiçiente.

Përvec kësaj, kjo marrëveshje konfirmon përkushtimin për të strukturuar dhe forcuar strukturat organizative për të përmirësuar masat e eficiencës së energjisë dhe reduktimin e energjisë elektrike në sektorin e banimit.

Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv në MFK, falenderoi Kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e ngushtë dhe pohoi se MFK, mbështetur nga MCC, është e përkushtuar të testojë zgjidhjet që ndihmojnë në menaxhimin e kërkesës për energji në shtëpitë kosovare, përderisa që institucionet janë duke punuar paralelisht të menaxhojnë furnzimin me burime të reja të gjenerimit të energjisë.

Në anën tjetër, Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC në Kosovë, u shpreh e lumtur që po rikonfirmohet partneriteti në mes MFK-së dhe Komunës së Mitrovicës Jugore. “Besoj që ky program do të na mësojë shumë rreth shkallës së investimeve që sigurojnë përfitime afatgjate dhe që ndihmojnë banorët e sektorit residencial të ndihem më rehat në shtëpitë e tyre.” - shtoi znj. Olmstead.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shprehi mirënjohjen e tij për investimin e MCC-së, i cili sipas tij do të kontribuojë tej mase në jetën e qytetarëve të Mitrovicës Jugore.

 ‘Kjo marrëveshje e lidhur sot me MFK është e një rëndësie të vecantë pasi që do të përmirësojë cilësinë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve tanë dhe për këtë komuna jonë është e përkushtuar të mbështesë cdo projekt me një qëllim të tillë’ -shtoi kryetari.

Para disa muajsh, MFK nënshkroi një marrëveshje edhe me Komunën e Lipjanit dhe do të lidhë Memorandume Mirëkuptimi edhe me 5 komuna të tjera në Kosovë me po këtë qëllim, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Vitinë, Gracanicën dhe Novo Bërdën.

Këto marrëveshje janë pjesë e projektit SEEK (Subvencione për Eficiencë të Energjisë në Kosovë), mundësuar nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të zvogëlimit të hendekut midis kërkesës dhe furnizimit me energji, përmes tre pakove të intervenimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021  - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)