28 Mars 2024

Misioni i FMN-së pati një takim me drejtorin e ATK-së

Prishtinë, 12 maj - Menaxhmenti i ATK-së, i kryesuar nga drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, sot pati një takim me një mision të Fondit Monetar Ndërkombëtar që po qëndron për vizitë në Prishtinë, për të diskutuar mbi performancën e të hyrave për vitin 2022.

Ekipi i FMN-së përbëhej nga Gabriel Di Bella, shef i misionit të FMN-së për Kosovën, si dhe ekipi i FMN-së në Kosovë.

Di Bella u njoftua në detaje për performancën e të hyrave të ATK-së, e cila deri në prill 2022 ka rezultuar me të hyra prej 269.4 milionë euro, që paraqet një rritje prej 34.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Z. Di Bella u shpreh se janë të kënaqur me performancën e të ardhurave, si dhe me progresin në zbatimin e rekomandimeve të asistencës teknike të FMN-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)