28 Mars 2024

Ministrja Hoxha emërohet Koordinatore për IPA dhe donacione

Prishtinë, 27 prill - Pas propozimit, në Kabinetin qeveritar, është aprovuar propozimi që Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha të emërohet Koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione të tjera që vijnë në Kosovë.

Me këtë vendim, është fuqizuar përkushtimi ndaj strukturimit të fondeve të ardhura nga vendet tjera si asistencë për Kosovën. 

Ministrja e Integrimit, në cilësinë e Koordinatores Nacionale, do të angazhohet për koordinimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë dhe donacioneve të marra si asistencë për Kosovën. 

Është përkushtim i Ministres Hoxha që si Koordinatore Nacionale të ndihmoj në sinkronizimin e asistencës së donatorëve dhe prioriteteve të Qeverisë, në mënyrë që përfituesit kryesor të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëqenia e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)