24 Prill 2024

Ministria e Financave realizon edhe një kërkesë të Odes Ekonomike të Kosovës

Prishtinë, 19 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) shpreh konsideratën më të lartë për Ministrin e Financave për vendimin e deklaruar dje, për fillimin e mbledhjës  së TVSH-së nga kufiri siç është sot  në brendinë e vendit.

"Ky është një vendim shumë i guximshëm  dhe që shkon në të mirë të biznesit dhe realizohet një kërkesë e kahershme e komunitetit të biznesit adresuar përmes Odes Ekonomike të Kosovës", thekosn OEK.

Biznesi me vite të tëra ka kërkuar që mos ta paguaj në avans TVSH në kufi, përkundër që ka pasur pramtime nga Ministrat e kaluar asnjëherë  nuk është marr guximi që të bëhen ndryshime.

OEK konsideron se me ardhjen e Ministrit Hamza ka treguar që është lidership në marrje  të vendimit që përveç  vendimeve për lirim nga tatimit doganor dhe akciza për lënd  të parë, gjysëm produkt, linja të prodhimit dhe paisje të IT-së, ka marr vendim më të madhë  dhe më të rëndësishmin në histori të Kosovës për mbledhjen e TVSH- së në brendi nga kufiri.

Kjo reform do ta ndihmojë biznesin shumë  për arsye se nuk do të kenë problem me likuditet, biznesi do të ketë mundësi të rritjes më të madhe, nuk do të ketë nevojë  biznesi për kredi dhe pagesë  të interesave të ndryshme, do të luftohet evazioni fiskal dhe që është më e rëndesishme vetë  biznesi do ta lufton ekonomin jo formale.

"Ne urojmë  Ministrin  e Financave për këtë hap shumë të guximshëm dhe për një reform në të mirë të biznesit dhe shtetit dhe zotohemi që do të jemi pjesë e punës së ndryshimeve  dhe plotësimeve ligjore tatimore në funksion të zhvillimit ekonomik, stabilitetit social, brendimit të produkteve vendore, rritje të eksporteve dhe përshpejtim të proceseve integruese bazuar në fuqizim të sektorit privat", thekson OEK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)