18 Prill 2024

Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështes çdoherë ATK-në

Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast ka takuar menaxhentin e ATK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, duke falënderuar ministrin për vizitën, ai njoftoj për planet e ATK-së për vitin 2020, si dhe të arriturat gjatë vitit paraprak - me theks të veçantë potencoj zvogëlimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare. 

Përveç rezultateve të arritura, drejtori Murtezaj po ashtu përmendi edhe sfidat  me të cilat ballafaqohet administrata tatimore.

Ministri Bislimi falënderoj drejtorin e ATK-së për prezantimin e detajuar të të arriturave dhe sfidave të Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite ministri Bislimi tha se Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështes çdoherë ATK-në, si dhe do t’i trajtoj me përkushtim të gjitha kërkesat e adresuara,  në mënyrë që të arrihen objektivat e planifikuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)