25 Prill 2024

Ministri Reçica takon ambasadorin belg, François Bontemps

Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot, në takim Ambasadorin e Belgjikës në Bullgari dhe njëherit Ambasadorin Jo-Rezident të Belgjikës për Kosovë, François Bontemps, së bashku me shefin e zyrës Belge, Jean-Louis Servais.

Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga mbreteria e Belgjikës, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.

Ambasadori, François Bontemps, uroi Ministrin për përgjegjësitë e marra duke i uruar suksese.

Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Ambasadorin Bontemps për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Belgjika.

Ambasadori, z. François Bontemps u shpreh se në Kosovë bie në sy mosha e re e popullatës që është aset i çmuar për Kosovën. Ambasadori u zotua për thellimin e mëtejmë  të bashkëpunimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)