24 Prill 2024

Ministri Reçica dhe Ambasadori Sardi dakordohen të intensifikojnë takimet

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, sot priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi. Ministri Reçica e njoftoi Sardi për gjendjen në ministri dhe veprimit që do të ndërmerrë lidhur me planin e tij qeverisës.

Gjithashtu, Ministri Reçica siguroi  Sardi se MPMS do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtar e në veçanti zbatimin e agjendës Evropiane.

Ambasadori Sardi e uroi Ministrin për punën e tij dhe e siguroi se edhe ambasada Italiane dhe vet shteti Italian do të bashkëpunojnë ngusht me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Në fund, Ministri Reçica dhe Ambasadori Sardi u dakorduan që të intensifikohen takimet dhe të bashkëpunohet edhe më tej në fushat të cilat MPMS ka nevojë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)