16 Prill 2024

Ministri Hamza prezenton menaxhimin e investimeve publike në FMN

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në  panelin Ministror për Politika fiskal të Fondit Monetarë Ndërkombtarë me ftesë të ketyre të FMN-së. Ku ministri Hamza paraqiti sukesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike.

Ministri Hamza gjatë przantimit të të tij theksoj se Kosova që nga shpallja  e pavarsisë prioritet ka pasur dhe mbetet rritja e nivelit të ulët të stokut  të kapitalit publik të cilin Republika e  Kosovës  e ka trashëguar nga e kalura. Duke pasur parasyshe këtë prioritet, buxheti Kosovës  për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor  por edhe si total i shpenzimeve.

Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35% e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 përqind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50% e që është shumë pak më i ulët se sa në  shtetet e rajonit që sillet rreth 60%  plus duke pasur parasysh që Kosova është Shteti më i ri në Ballkan.

Ministri Hamza gjithashtu theksoi se sa i përket proriteteve infrastrukturore fokusi jonë ka qenë edhe në rritjen ekonomike, ku kemi arritur te kemi prapë rritjen më të lartë në rajon.

"Pa dyshim që ne do të punojmë ta ruajmë këtë normë të shpenzimeve kapitale. Kosova si shtet i ri ka nevoja  të shumta  për financime por në të njejtën kohë  edhe per rritjen e normës së zhvillimit ekonomik."

“Mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të  kapitalit përveq që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga Buxheti i shtetit,  Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me Organizata të shumta Ndërkombëtare të Financimit,  ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale e qe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale."

"Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njejtën kohë  për ta pasur një kornizë të mirë të menaxhimin të investimeve publike  e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha Ministri Hamza në fjalën e tij.

Në këtë panel u prezentuan  rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)