20 Prill 2024

Ministri Hamza gjen para për veriun e jo për ata që ndërtuan shtetin

Prishtinë, 6 mars - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) shpreh pakënaqësinë publike ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë që nga buxheti i Kosovës të ndahen 1 milionë euro për të paguar rrymën që shpenzojnë serbët në Veri të Kosovës , të cilët le që nuk e ndihmuan krijimin dhe ecjen përpara të shtetit të Kosovës, por e penguan dhe po e  pengojnë  hapërimin e saj.

Ky reagim publik i dedikohet në veçanti Ministrit të Financave Bedri Hamza , i cili në takim me përfaqësues të SBASHK-ut në kabinetin e Kryeministrit Hraradinaj  deklaronte prerazi se Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta ka vështirësi të procedohet në Parlament ngase nuk është bërë planifikim i kostos buxhetore në Ligjin e Buxhetit.

SBASHK-u mendon se pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së  dhe pikërisht në respekt për ditën e madhe të mësuesit, në vend që të ndahet  1 milionë euro për Veriun , është dashur t’i jepet dritë e gjelbër Ligjit për  njerëzit meritor për shtetësinë e Kosovës , pra për mësuesit që vunë themelet e para të Republikës së Kosovës duke  bërë sakrifica sublime e duke mos u dorëzuar para dhunës  e armëve të pushtuesit serb në vitet e vështira të okupimit të Kosovës.

"Kujtojmë opinionin se ky 1 milioni i ndarë për rrymën e harxhuar nga serbët në veri është gati sa gjysma e shumës që do të duhej ndarë që  të niste  se implementuari në këtë vit Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta", thekson SBASHK.

Ky veprim i Ministrit Hamza dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës  i shton arsyet që SBASHK-u të vazhdojë me veprime sindikale  dhe kjo do të ndodh më 12 mars me grevën tërëditore në sistemin arsimor të Kosovës  dhe nëse edhe deri atëherë nuk ka veprime konkrete  Lidhur me Ligjin e viteve të 90-ta, që për ne është i shenjtë , atëherë më 13 prill  do të shkohet  në grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.

"Qeveria duhet ta kuptojë seriozisht  situatën dhe të veprojë  që tani  nëse do që të kemi normalitet në procesin arsimor, e nëse jo atëherë  arsimi do të përballet me grevat dhe për këtë përgjegjësinë e ka Ministri Hamza në veçanti  dhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi", thekson SBASHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)