25 Prill 2024

Ministri Hamza e njoftoj Ambasadoren turke për situatën Makro-Fiskale

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza dhe ambasadorja Kivilcim Kiliç u pajtuan për thellimin e  bashkëpunimit  ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët.

Ministri Hamza e njoftoj Ambasadoren për situatën Makro-Fiskale në vend. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Kiliç për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)