05 Prill 2020

Ministri Bislimi falënderoi shtetin belg për ndihmën e dhënë për Kosovën

Prishtinë, 28 shkurt - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi priti sot në takim njohës shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë Jean-Louis Servais, ku diskutuan për proceset zhvillimore, ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. 

Ministri Bislimi falënderoi shtetin belg për ndihmën e dhënë për Kosovën dhe gjithashtu e njoftoi Servais për procesin buxhetor, politikat fiskale, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa, shefi i Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë Jean-Louis Servais e uroi ministrin Bislimi për pozitën e re dhe shprehi  gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)