29 Mars 2024

Ministri Beqaj takoi përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Andrew Russell

Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell. Temë e takimit ishte bashkëpunimi dhe përkrahja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj e njoftoi z.Russell me fushëveprimtarinë dhe objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me theks të veçantë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në rritjen e performancës së tyre në biznes. Ai po ashtu shprehu edhe përkushtimin për përkrahje të të rinjve dhe grave në biznes, si dhe për hapjen e Qendrave rajonale të Inovacionit dhe Inkubator Biznesi.

Përfaqësuesi i përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell, e cilësoi shumë të rëndësishëm formimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe mundësinë që ky institucion t’u ndihmojë bizneseve në rritjen e performancës së tyre.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në fushat specifike, në veçanti në aspektin e konsulencës dhe programeve të trajnimit për bizneset. Ministri Beqaj dhe z. Russell u pajtuan që bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me UNDP-në të vazhdojë edhe më tutje.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)