21 Korrik 2019

Ministri Bedri Hamza takoi përfaqësuesit e bizneseve nga Turqia

Prishtinë, 11 korrik - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia, ku diskutuan për rritjen e  bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe  për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë takimit, Ministri Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve turke për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes  në Kosovë dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Financave për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Ministri Hamza gjithashtu theksoi se në Kosovë kemi krijuar një ambiente të mirë të të bërit biznes dhe se  nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese dhe nuk do të ketë tatime të reja, por do të ketë lirime dhe thjeshtëzim të procedurave. Me këtë rast Ministri Bedri Hamza i ftoi bizneset Turke që të investojnë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)