03 Prill 2020

Ministrat e financave të vendeve të G20-së takohen në Riad

Riad, 24 shkurt - Drejtuesit e financave nga 20 ekonomitë më të mëdha të botës u mblodhën në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad për të diskutuar mbi politikat ekonomike dhe ndikimin e koronavirusit në rritjen ekonomike globale.

Guvernatori i bankës qendrore saudite Ahmed Al Kholifey thotë se rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë e shpejtë këtë vit, e mbështetur nga pjesa e ekonomisë që nuk ka lidhje me naftën:

"Rritja e PBB-së në Arabinë Saudite pritet të ketë një kthesë këtë vit. Ky zhvillim pozitiv pothuajse do të çojë në forcimin e mëtejshëm të rritjes në sektorin e jonaftës."

Ai shtoi se është shumë herët për të pasur një panoramë të plotë të dëmit ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi i ri, i cili është përhapur globalisht.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e uli në janar parashikimin për rritjen ekonomike të Arabisë Saudite për vitin 2020, për shkak të uljes së prodhimit të naftës.

FMN-ja parashikon që rritja globale do të ulet me rreth 0.1 për qind prej ndikimit të virusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.