20 Shkurt 2020

Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz

New York, 20 janar - "Ekonomitë seksiste" po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit, thotë në raportin e ri organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam.

I titulluar "Koha për kujdes", raporti thotë se 2,153 miliarderët e botës posedojnë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz, që përbëjnë 60 për qind të popullsisë së planetit.

"Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk mund të zgjidhet pa politika që luftojnë pabarazinë dhe shumë pak qeveri janë të angazhuara në këtë drejtim", tha shefi ekzekutiv i Oxfam-it në Indi, Amitabh Behar.

Raporti po ashtu thekson se 22 burrat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë në Afrikë.

Raporti vjetor i Oxfam-it për pabarazinë globale del zakonisht përpara se të hapet Forumi Botëror Ekonomik, i cili sivjet nis punimet më 21 janar në Davos të Zvicrës.

"Ekonomitë tona të prishura po mbushin xhepat e miliarderëve dhe bizneset e mëdha, në kurriz të burrave dhe grave të rëndomta", tha Behar, i cili ndodhet në Davos për të përfaqësuar grupin Oxfam të organizatave joqeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Mbahet takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave. (ndërtesa e Qeverisë salla P38,  ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani marrin pjesë në manifestimin “ 31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”. (Miniera e Trepçës në Stantërg, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu do të pres në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z Philip Kosnett. (objekti kryesor i MPBAP-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)