22 Shkurt 2020

MFK vazhdon turneun informativ për garën Dig Data në Prizren dhe Pejë

Prishtinë, 21 gusht - Në Prizren dhe Pejë, Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) sot vazhdoi turneun informativ të sfidës ‘DigData’, që këtë vit fokusohet në të dhënat e kualitetit të ajrit.

Sesionet informative në këto dy komuna mblodhën përfaqësues nga sektori privat, OJQ-të, inovatorë dhe studentë për të diskutuar qëllimin e sfidës dhe procesin e aplikimit për grante.

Me katër grante nga €50,000 do të shpërblehen zgjidhjet inovative dhe kreative që përmirësojnë disponueshmërinë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave gjyqësore, mjedisore dhe të fuqisë së punës nga shoqëria civile, biznesi dhe qeveria, duke promovuar kështu vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat, ndërsa gjithashtu të nxisë partneritetet prodhuese midis akterëve e lartpërmendur.

Megi Pishtari, menaxhere për grante në MFK, prezentoi detajet e procesit të aplikimit për grante deri në 200,000 euro përmes propozimeve që adresojnë çështjen e përdorimit të të dhënave të kualitetit të ajrit - në kombinim me të dhëna tjera të shëndetit, ekonomisë, transportit, ndërtimit, apo të dhëna tjera – për t’i fuqizuar qytetarët e Kosovës që të marrin vendime të informuara nga të dhënat dhe të ndërmarrin veprime konstruktive personale dhe qytetare.

Përvec katër granteve deri në 200,000 euro, MFK gjithashtu do të sigurojnë mentorim, rrjetëzim dhe promovim të fituesëve të granteve.

Gentiana Mahmuti, specialiste për hapjen e të dhënave dhe qeverisje në MFK, shpjegoi se qëllimi i skemës së granteve është hapja e të dhënave të kualitetit të ajrit, qasja në këto të dhëna, si dhe përdorimi i tyre për të ndryshuar modelin e marrjes së vendimeve të bazuara në të dhëna kredibile të institucioneve të Kosovës, nga sektori privat, inovatorët, studentët, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit.  

Turneu informativ DIG DATA përmbyllet nesër në Ferizaj dhe Prishtinë.

Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA dhe ka per qëllim rritjen e diversitetit lokal dhe pjesëmarrjes së minoriteteve në qasje në grante.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)