19 Prill 2024

MF përfshin në pagesat e rregullta viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Financave ka njoftuar se është e  përkushtuar në marrjen e veprimeve  për ti adresuar të gjitha kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë në Kosovë, dhe e trajton këtë kategori në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë.

Bedri Hamza është Ministri i parë i Financave që me qëllim të mirë ka kërkuar që ky proces të  finalizohet sa më shpejt , me qëllim që kjo kategori ti përfitojë sa më shpejt që është e mundur  pagesat  ashtu siç edhe parashihet me ligj, ku javën e parë të marrjes së mandatit ministri Bedri Hamza ka bërë edhe ndarjen e mjeteve nga rezerva e Qeverisë për këtë kategori për pagën e mjeteve financiare.

Po ashtu, Ministri i Financave për herë të parë në vendin tonë ka vendosur se duke filluar nga janari i vitit 2018 kjo kategori të përfshihet në kuadër të Buxhetit të rregullt, ku përmes  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pagesat për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë të pranohen në baza të rregullta, me qëllim që kjo kategori e çmuar dhe e ndjeshme e shoqërisë tonë të trajtohet me dinjitet dhe respektin më të lartë.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)