24 Tetor 2020

MF dhe FKGK nënshkruan marrëveshje për Fuqizimin e Sektorit Financiar

Prishtinë, 17 shtator - Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Besnik Berisha, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e veçantë në kuadër të Marrëveshjes Financiare lidhur me Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Marrëveshja e veçantë mundëson realizimin e Projektit për Fuqizimin e Sektorit Financiar i cili financohet përmes huamarrjes nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, anëtar i Bankës Botërore.

Projekti për Fuqizimin e Sektorit Financiar synon të përmirësojë qasjen në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke përfshirë segmente specifike dhe sektorë që kanë rëndësi strategjike duke mbështetur rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës, si dhe synon t`i avancojë kapacitetet financiare dhe teknike të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore përmes sigurimit të asistencës teknike.

Këto mjete do të komplementojnë përpjekjet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe luftimin e efekteve negative të shkaktuara nga COVID – 19 në ekonominë vendore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)