19 Prill 2024

METD luajnë rol të madh në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare

Prishtinë, 17 maj - Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në të Ardhura dhe Kapital, janë marrëveshje bilaterale në mes të dy shteteve me qëllim të parandalimit të tatimimit të dyfishtë, evazionit dhe shmangies tatimore.

Tatimimi i dyfishtë ndodh kur  që të dy- shteti i rezidencës  së personave përkatës dhe shteti tjetër ku ata krijojnë të ardhura (i quajtur “shteti burimor”) kanë të drejtë ti tatojnë të ardhurat e krijuara.

Sipas METD autoriteti kompetent për METD është Ministria e Financave, e cila këtë rol i’a ka deleguar Administratës Tatimore të Kosovës.  Në kuadër të ATK është Drejtoria pÑ‘r Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila është përgjegjëse për negocimin dhe zbatimin e Marrëveshjeve pÑ‘r Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital.

Rëndësia e METD që ka Kosova me shtete të tjera është në ndikimin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe inkurajimin e investimeve të huaja. Për Kosovën si shtet në zhvillim, ekzistimi i METD është një tregues ndërkombëtarë se është e përgatitur “të pranon rregullat tatimore ndërkombëtare”, njëkohësisht ti trajtoj barabartë  investitorët në Kosovë.

METD-tÑ‘ po ashtu mundësojnë që autoritetet tatimore të dy shteteve të këmbejnë informata lidhur me çështje tatimore, si dhe të asistojnë njëra tjetrën në mbledhjen e tatimeve me qëllim që të shmangin evazionin tatimor.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në ATK, ofron vendime shpjeguese individuale dhe është përgjegjëse për ofrimin e Certifikatave të Rezidencës Tatimore.

Për detajet lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e METD në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, ju lutemi i referoheni http://www.atk-ks.org/marreveshjet/marreveshjet-nderkombetare/

Ndërsa adresa elektronike kontaktuese është [email protected]

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)